Teksa na ndajnë vetëm pak çaste nga fillimi i protestës së opozitës, më shumë se 2500 qytetarë sipas raportimeve janë nisur nga qyteti i Elbasanit.
Nisja ka filluar në orën 14:30 pranë selisë blu me autobusë, por sipas burimeve zyrtare do të ketë dhe organizime në grupe të vogla edhe nga njësitë administrative me automjete private.
Ndërsa një qytetar u shpreh për mediat se kishte ardhur enkas nga Italia për të protestuar.
“Popullin sot e ka çuar në pikën më të fundit. Populli shqiptar po vuan nga një kriminel. Unë vij nga Italia enkas për të protestuar”, tha ai.