Ka filluar protesta e paralajmëruar nga qytetarët, të cilët kanë ardhur nga i gjithë vendi para Kryeministrisë. Tubuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që i mbajnë përgjegjëse për situatën e vështirë ekonomike dhe largimin e të rinjve, por jo vetëm nga vendi.
Dy pikat e nxehta të protestës që sapo ka nisur janë sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ku janë mbledhur qindra qytetarë.
Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë.