Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja në fjalën e tij në protestën e Opozitës, foli për braktisjen e vendit dhe akuzoi qeverinë se e ka në plan largimin e shqiptarëve nga vendi.
Kalaja po ashtu bëri thirrje për rezistencë ndaj qeverisë.
“Deri pak kohësh të flisje për shpopullimin, të merrnin si të çmendur. Sot të gjithë po e braktisin vendin, dhe ky është një plan i thurur nga këta.
Prandaj ne duhet që të merremi me politikë, pasi ti që nuk e punon tokën, do ta grabisin, ti që ke një shtëpi do ta shembin, ty nuk të fusin në punë, ty të heqin, ndërsa neve të tjerëve po na vret shpresën, por nuk shtyhet më kështu.
Ne nuk do ta lejojmë që ky plan të kryhet në kurrin të shqiptarëve dhe nuk na lë gjaku i të parëve tanë.
Familja e mbrojti këtë vend, mos e prek familjen. Le ta kthejmë të gjithën në rezistencë”, tha Kalaja.