COVID-19/MSH:13 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin lidhur me situatën e covid-19 në vendin tonë ku raportohet se nga 493 testime, 13 qytetarë të infektuar me virus covid-19.

Sakaq  sipas njoftimit nuk ka asnjë humbje jete në vendin tonë.

NJOFTIMI I MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 493 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki:

8 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan.

Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 13

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 493

Testime totale 2,002,629

Raste pozitive 332,011

Raste të shëruara 328,231

Raste Aktive 186

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141

Vlorë 16

Fier 8

Gjirokastër 8

Durrës 5

Elbasan 3

Berat 2

Shkodër 1

Lezhë. 1

Dibër. 1

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *