Sa përqind e europianëve kanë gjenin ‘magjik’? Mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shëndoshen

Pothuajse 60% e europianëve, të cilët janë bartës të një mutacioni gjenetik, mund ta konsiderojnë veten me fat. Sipas studimit ky mutacion ngadalëson shkallën e shtimit të peshës.

Domethënë, disa njerëz mund të hanë shumë, të bëjnë pak stërvitje dhe të hanë shumë por të mos shtojnë peshë. Studiuesit nga ‘Qendra Kombëtare Spanjolle e Kërkimit të Kancerit’ (CNIO) dhe Instituti i Ushqimit “IMDEA”, me seli në Madrid, arritën në përfundimin se njerëzit me një mutacion të caktuar gjenesh kanë më pak yndyrë në trupin e tyre.

Kjo sepse ky gjen është i përfshirë në “ushqyerjen” e qelizave. Sipas shkencëtarëve spanjollë, ky mutacion ndikon në sasinë e yndyrës që ruan trupi dhe pothuajse 60% e popullsisë së kontinentit të vjetër janë bartës të tij.

Në kërkim të mutacioneve gjenetike që ndikojnë në obezitetin dhe ndryshimet metabolike të lidhura me to, studiuesit mblodhën të dhënat gjenetike: peshën trupore, indeksin e masës trupore (BMI), përqindjen e yndyrës, masën muskulore, perimetrin e belit në një kampion prej 790 vullnetarësh.

Ekipet e shkencëtarëve analizuan korrelacionet e mundshme të këtyre vlerave me 48 mutacione të ndryshme gjenesh. Më pas ata u befasuan kur zbuluan se ekziston një lidhje midis një prej mutacioneve në gjenin FNIP2 dhe obezitetit. Studiuesit më pas studiuan efektin e mutacionit te brejtësit që më parë ishin modifikuar gjenetikisht.

“Ne zbuluam se kafshët eksperimentale me këtë mutacion gjenetik kanë nga 10 deri në 15% më pak yndyrë”, shpjegon Alegio Efeyan, një nga autorët e studimit.

Megjithatë, siç shpjegon ai, studimi i publikuar në revistën mjekësore “Genome Biology”, mund të luajë një rol vendimtar në mënyrën se si funksionojnë mutacionet që lidhen me obezitetin dhe për rrjedhojë, se si mund ta luftojmë.

 

Burimi: Bild

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *