Kreu i PL-së Ilir Meta mbajti fjalën e tij në protestën e thirrur nga opozita, foli për problemet kryesore të vendit, të cilat i lidhi me korrupsionin dhe braktisjen e vendit.
Por në krahasim me protestën e fundit kur ai ishte i pranishëm, atë që të cilën e organizonte vetë me 2 Mars 2020, ku në thelb ishin problemet në sistemin e drejtësisë, ditën e sotme Meta e shmangu këtë temë.
“Presidenti i popullit kuq e zi ulet në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizatat mafioze ndërkombëtare që kërkojnë të shkatërrojnë sovranitetin tuaj”, tha Meta në atë kohë.
Madje i gjithë fokusi i kreut të PL-së u fokusua tek ndërtimet, korrupsioni apo braktisjen e vendit, ndryshe nga protesta e 2 marsit 2020, në të cilën mbronte Kushtetutën nën flamurin e SHBA, gjë të cilën solli reagimin e Ambasadës së SHBA-së, e cila në atë kohë tha se nuk kishte aspak lidhje me tubimin e thirrur nga Ilir Meta.
Sot Meta tha se abuzimet me fondet publike janë arsyeja kryesore pse shqiptarët largohen, por në fjalimin e tij ai, ai i konsideron organet e drejtësisë si drejtësia e Rilindjes.
“Jemi ndër të parë të botë për korrupsion. Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria por offshore ku kanë vjedhur paratë. Premtoi 300 mijë vende punë por dëboi mbi 754 mijë shqiptarë. Sot vendi ka numrin më të madh të të burgosurve brenda e jashtë vendit. Tirana vendi i parë në botë për gjobat që u vihen qytetarëve. Mbi 67 përqind e popullit jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë.
Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, por nuk vepron ndaj drejtorëve të saj që vjedhin miliarda duke e shitur shumë herë më lirë dhe duke e importuar shumë herë më shtrenjtë”, tha ai.
Po ashtu Meta theksoi edhe premtimet e pambajtura të qeverisë që lidhen me rritjen e
“Nëse paga vjetore e mësuesit në Mal të Zi vetëm pak metra matanë Bunës është 9900 Euro, i mësuesit në Shqipëri që është më i keqpaguari në rajon, është 4200 euro.
Përse pedagogët në Kosovë paguhen 50% më shumë se në Shqipëri?
Përse Kosova jep 100 euro në muaj ndihmë për çdo pensionist ndërsa Shqipëria vetëm 10 mijë lekë të vjetra.
Përse Kosova jep 100 euro për çdo student ndërsa Shqipëria nuk jep asgjë kur vetëm qiratë e banesave janë rritur.
Sepse në Kosovë, bëhen hapa përpara në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria është e fundit në jo vetëm Ballkan por dhe ne bote për zbatimin e ligjin”, tha Meta.