Grumbullimi në minutën e fundit për të shkuar në Katar, më pas polemikat për thirrjen e trajnerit të kombëtares franceze Didier Deschamps. Ish-mesfushori i Romës, Jordan Veretout është në qendër të një debati që ka shpërthyer në Francë.
Prania e tij në mesin e lojtarëve po bëhet një rast në faqet e Le Monde: transferimi i tij verën e kaluar nga Roma te Olympique Marseille, në fakt, u menaxhua nga kompania konsulente dhe menaxhuese sportive VV Consulting, e krijuar nga një biznesmen rus dhe ish-presidenti i Monaco-s, Vadim Vasilyev. Bashkë me të, punon si “team manager”, Bachir Néhar, i cili është gjithashtu magazinier i ekipit kombëtar të Deschamps dhe për shkak të pranisë së tijhipotezohet ekzistenca e një “konflikti interesi”.
Dëmtimet e Paul Pogba-s dhe N’Golo Kante lehtësuan thirrjen e Jordan Veretout, i cili nuk pati një fillim të ndritshëm në Marsejë këtë sezon. Magazinieri Néhar njihet në ambientin e kombëtares franceze se është shumë pranë trajnerit, shumë pranë Mbappe dhe shok ideal në sfidat e pokerit për shumë lojtarë. Kolegët dhe konkurrentët e cituar nga Le Monde, të cilët e akuzojnë atë për rolin e tij të dyfishtë, pohojnë se Néhar “e njeh Veretout që nga thirrja e parë e lojtarit në gusht 2021.