Bayern Munich ka gjetur akordin dhe ka rinovuar për katër vite me mbrojtësin e djathtë Josip Stanisic. Kroati prej 2017 ka qenë pjesë e bavarezëve te moshat, ndërsa ky është viti i dytë që luan me ekipin e parë duke bindur drejtuesit që t’i shtojnë kontratën me katër vite. Deri në verën e 2026 djaloshi 22 vjeçar do jetë pjesë e kampionëve të Gjermanisë, teksa këtë sezon ka zhvilluar 11 ndeshje me ekipin.
Drejtori Hasan Salihamidzic është shprehur i lumtur për firmën, duke vlerësuar paraqitjet e lojtarit që shkëlqeu te akademia e klubit. “Josip është vendosur në dispozicion të skuadrës sonë të parë gjatë dy viteve të fundit dhe kjo është gjithashtu meritë e akademinë sonë të të rinjve sepse ai u stërvit nga ne me moshat. Jam i lumtur që mund të rinovojmë më tej me të për një afat të gjatë deri në 2026”, tha drejtori sportiv i Bayern Munich.