Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku u vra me kallashnikov 25-vjeçari Emiljan Ndou. Autori 45-vjeçari Mark Kodra dhe viktima ishin në konflikt prej disa javësh.
Mark Kodra u arrestua në afërsi të banesës së tij, ndërsa në dëshminë e tij para uniformave blu mësohet se ka thënë vetëm “nuk e durova më”.