Një ngjarje e pazakonte në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur dje në Gjykatën Administrative të Tiranës.
Një grup përmbaruesish matrapazë është shfaqur në dyert e gjykatës, me në krye Fatos Alimadhin, i njohur ndryshe si përmbaruesi ballist që ha pula dhe pi raki, i arrestuar disa herë.
Gjysma e tyre ishin të dehur dhe nxirrnin gromësira pulash, qepësh dhe tave dheu. Ata i ishin futur rakisë prej katër orësh në një mejhane të Tiranës dhe në orën 12 u shfaqën një nga një në ambientet e gjykatës.
Disa nisën të harrojnë se pse kishin ardhur në sallën e gjyqit, ndërsa të tjerë mendonin se ishin ende në mejhane duke shqyer pula. Në fund e humbën gjyqin, por vetëm disa prej tyre e kuptuan.
Batalioni ballist ka nisur një betejë me shpresë për të kontrolluar Dhomën e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, për ta vënë në dispozicion të kartelit mafioz të kredive të këqija Olsi Ibro–Arben Meskuti, i pari në arrati, ndërsa i dyti në burg.
Pas arrestimit të Arben Meskutit, si dhe arratisjes së Olsi Ibros dhe Elda Ibros me çantat me auro qē u kanë zhvatur shqiptarëve, punët e mafies po drejtohen nga debeli Andis Gjoka dhe ndrikulla Mariela Basha.
Vetë Fatos Alimadhi, i cili qëndron sa në burg, aq me duke bërë pazare nëpër Tiranë, i ka dorëzuar vulën e tij si përmbarues bandës mafioze MCA-ADCA, bandë e cila ka rrjepur mijëra shqiptarë, duke u grabitur shtëpitë, dyqanet, bizneset, tokat, pagat etj
Fatos Alimadhi është vëllai i Adriatik Alimadhit, kryetar i partisë së ballistave. Ndaj Fatos Alimadhit ka disa kallëzime penale, pasi ngatërron objektet gjatë sekuestrimit, sa qëllimisht, por edhe nga rakia.
Alimadhi mund të arrestohet në vijim, por burgu për të është një ambient po aq i natyrshëm sa zyra e pazareve, për shkak se është arrestuar disa herë.
Skandali konsiston në faktin se si ka mundësi që Ministria e Drejtësisë lejon ende që të veprojnë përmbarues të tillë, mafje duke u vënë në shërbim të bandës mafioze MCA-ADCA, e cila po përdor edhe vulën e ballistit për t’u marrë pasuritë qytetarëve.
Për herë të fundit Alimadhi është arrestuar në prill 2022 pasi u bllokoi llogaritë bankare familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, madje pa i lajmëruar ata.
Në vitin 2015, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim përmbaruesin Fatos Alimadhi, i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, pasi kishte përvetësuar rreth 45 milionë lekë disa shtetasve, të cilit kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.
Çfarë është mafia e kredive?
Mafia e blerjes dhe mbledhjes së krdive të këqija është një mekanizm mashtrimi dhe shtrëngimi të mijëra qytetarëve që nuk kishin pasur mundësinë të shlyenin kredinë në një institucion financiar bankar ose jo bankar.
Qendra me seli në mes të Tiranës, brenda Qendrës së Biznesit “Star” pranë ish selisë së gazetës “Zëri i Popullit”, u zhvate qytetarëve rroga, pensione, banesa, troje dhe çdo gjë me vlerë.
Skema e krijuar përfshinte, dhe ekspozoi pafuqinë e shtetit shqiptar për të reaguar në mbrojtje të pjesës më vulnerabël të shoqërisë, shtresës së varfër, rinisë, familjeve të reja, komuniteteve të tëra që jetonin në periferi apo fshat.
Skema me dirigjim të Micro Credit Albania / MCA dhe ADCA ka gëlltitur me miliona euro troje, kullota, magazina, shtëpi banimi, para dhe pasuri të qytetarëve këto pesë vite.
Protagonistë janë pikërisht shtetasit Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, të cilët së bashku sfiduan hapur shtetin dhe sistemin e drejtësisë, duke krijuar një rrjet kompanish: Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, Consulting Company, ZIG, FLASH, FS, të gjitha të kontrolluara dhe drejtuara nga klani familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Çuberi, Indrit Çuberi, Bledi Sena, Aksinja Sena, Alban Kote./Prapaskena