“Të shkojë gjaku deri në gju, nuk i lirojmë shtëpitë!”/ Përshkallëzon situata banorët e Bërxullës, përplasen me forcat e FNSH-së

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë paraditen e sotme, për të ndaluar zbatimin e projektit të rrugës Thumanë-Kashar që prek 20 banesa.

Situata ka përshkallëzuar teksa ata janë përplasur me forcat e FNSH-së dhe kanë brohoritur në kor: Shteti po na vret!

Një nga banorët u shpreh se ata janë të vendosur të mbrojnë pronën e tyre.

“Kemi punu një jetë të tërë, deri në gju të shkojë gjaku ne shtëpitë nuk i lirojmë. Popullit i ka shkuar thika deri në palcë nuk duron më. Fëmijët i kemi pa shkollë, ku t’i çojmë? Ne nuk kemi qenë në dijeni për projektin”-u shpreh një nga protestueset.

Të tjerë hodhën akuza të njëpasnjëshme ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se nëse është e nevojshme do bëhen kriminelë për të mos dalë nga shtëpitë e tyre.

“S’keni turp, prekni dhe femrat, shtet kriminel, maskarenj” Skla shans as Balluku e as Rama të futë duart ë pronat tona, dop bëhemi ne kriminelë”-tha një tjetër.

Ata kanë mbi dy muaj që protestojnë kundër zhvillimit të projektit, ndërsa rreth 80% e banesave që do të preken janë të legalizuara.

Banorët e Bërxullës ngrihen sërish në protestë: Do vdesim në tokat tona

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *