Gjendet i vdekur brenda një automjeti një person në Vlorë, ja dyshimet e para

Një person i moshës 45-vjeç Eltion Lazaj, është gjetur i pajetë sot brenda një automjeti ngjyrë gri në qytetin e Vlorës, pranë zonës së njohur si “Rruga e re”.

45-vjeçari është gjetur nga familjarët e tij në makinë dhe nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune dhe dyshohet për një vdekje natyrale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *