Ulje temperaturash dhe reshje shiu/ Mësoni parashikimin e motit për javën e ardhshme

Kjo javë sipas meterologëve do të ketë tipare të një vjeshte të vërtetë. Moti përgjithësisht do të mbizotërohet nga vranësira dhe kthjellime të përkohshme.

Reshjet e shiut, do të përfshijnë kryesisht pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Herë pas here, reshjet do të marrin intensitet mesatar. Ditën e enjte dhe të premte, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin. Në pjesën bregdetare priten rrebeshe me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e mesatare. Në bregdet, gjatë të enjtes e të premten era do të jetë e vrullshme. Valëzimi në det do të arrijë forcën 2 deri 4 ballë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *