Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në Turqi, ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Stoltenberg shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe personat e plagosur nga sulmi në Stamboll, ndërsa shtoi se NATO qëndron solidar me aleatin e saj Turqinë në këtë moment të vështirë.
“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, shkruan Stoltenberg.