Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm në Stamboll ku humbën jetën 6 persona si dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj shkruan se lutjet e Shqipërisë janë për Turqinë dhe familjet e personave të prekur nga kjo tragjedi.
Më tej ai thekson se Shqipëria dënon çdo akt që cënon njerëzit e pafajshëm.
“Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm”, shkruan Begaj.