Tre gola për 16 minuta, sulmuesi i Frajburgut dhuron spektakël para miqësores së luksit me Shqipërinë

Sulmuesi italian Vinçenco Grifo po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Frajburg, teksa ditën e sotme, rrëmbeu skenën, në duelin ndaj Unionit të Berlinit, teksa shënoi 3 gola në harkun kohor të 16 minutave.

29-vjeçari hapi serinë e golave në minutën e 4, për të vijuar më pas në minutën e 6 dhe në minutën e 20, duke kompletuar tripletën personale, në duelin që përfundoi me shifrat 4-1.

Vlen të theksohet fakti se Grifo është grumbulluar nga trajneri Mançini në kombëtaren italiane, teksa do të jetë i pranishëm të mërkurën në “Air Albania” në duelin kundër Shqipërisë.

Gjasat janë të shumta, që Grifo ta startojë nga minuta e parë këtë duel, falë formës së shkëlqyer që po kalon. Në 15 ndeshje në kampionatin italian ka shënuar 9 gola si dhe ka regjistruar 2 asiste.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *