Sulmi në Stamboll, Berisha: Akt i shëmtuar terrorist!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për sulmin tronditës në Stamboll.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se ky është një akt i shëmtuar terrorist. Më tej ai ka shtuar i shpreh ngushëlitmet familjeve të viktimave si dhe autotiteteve të vendit.

“Akt i shëmtuar terrorist në Stamboll.

Të dashur miq, sot pasdite, në afërsi të sheshit Taksim, një shpërthim nga një terrorist kamikaz ka vrarë 6 qytetarë dhe plagosur 81 të tjerë. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar terrorist, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit. Ju uroj shërim të plotë të plagosurve”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *