Juventusi ka mundur pastër në shtëpi 3-0 Lacion e Elseid Hysajt. Ndeshja u vendos nga goalt e Moise Kin. Sulmuesi realizoi dopietën personale me golat e realizuar në minutat 43 dhe 54. Në fund, “tundi rrjetën” edhe Milik.
Moise Kin ka shënuar 4 gola në katër paraqitjet e tij të fundit në Serinë A, më shume gola sa ka shënuar në 35 ndeshjet e mëparshme. Një rigjenerim total, ndërsa Juventusi vazhdon me ecurinë e jashtëzakonshme me 6 fitore radhazi dhe me mbrojtjen më të fortë në Serinë A: 6 ndeshje pa pësuar!
Bardhezinjtë e Alegrit vijojnë ngjitjen në tabelën e klasifikimit, teksa renditen në vendin e 3 me 31 pikë, ndërsa lacialët pozicionohen në vendin e 4 me 30 pikë.