Zbatoni këto këshilla në darkë dhe shmangni aromën e keqe të këpucëve në mëngjes

Ka shumë arsye pse këpucët mund të mbajnë aromë të keqe: nga djersitja e tepërt, përdorimi i vazhdueshëm në materialet e prodhimit apo mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë.

Kujdesuni për higjienën

Ekspertët rekomandojnë se një nga mënyrat e largimit të aromave të këqija, të mos mbajmë veshur të njëjtat këpucë çdo ditë. Kjo sepse këpucët duhet të marrin ajër, të freskohen dhe kështu do të shmangni lagështinë.

Kjo është edhe arsyeja pse mbajnë aromë të keqe. Gjithashtu sugjerohet ndryshimi i modeleve të këpucëve, pasi ato absorbojnë më shumë djersën dhe favorizojnë aromën e keqe.

Lule kamomili

Lini disa lule kamomili të thahen dhe vendosini në çanta të vogla me rroba e më pas në këpucët tuaja. Lërini gjatë gjithë natës. Kamomili ka veti të kontrollojë aromën e keqe të shkaktuar nga djersa, lagështinë dhe përhapjen e baktereve.

Limon ose lëkurë portokalli

Aromat e agrumeve dhe vajrave natyrore neutralizojnë aromat e këqija, ato gjithashtu veprojnë si agjentë natyrorë antibakterialë.

Sodë buke

Është ideale për të thithur lagështinë e grumbulluar brenda. Mjafton të përhapni pak prej brenda këpucëve dhe lëreni të veprojë për 8 orë. Pas kësaj, hiqni mbeturinat dhe për rezultate të mira, përsëriteni procesin 3 herë në javë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *