Digjet një furrë buke në Elbasan, dëme të shumta materiale

Një furrë buke në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit është përfahirë nga flakët sot. Fatmirësisht punonjësit e furrës kanë përdorur menjëherë sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe më pas në ndihmë të tyre ka shkuar shërbimi zjarrfikës.

Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, dhe kanë rrezikuar disa objekte që janë ngjitur me furrën e bukës.

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet për një defekt në sistemin elektrik që mund të ketë shkaktuar flakët në pronën e cila rezulton në emër të shtetasit Daniel Serica.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *