“Koha të projektojmë të ardhmen”, Rama: Jemi shumë të vegjël për t’i kthyer shpinën njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama ka folur për pasojat e luftës në Ukrainë ku tha se ka krijuar një inflacion të lartë në të gjithë botën.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e dy qeverive, Rama u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të përballuar çmimet, sidomos asaj të energjisë. Më tej ai ka shtuar se të dy vendet janë shumë të vegjël për t’i kthyer kurrizin njëri-tjetrit pasi duhet kemi një bashkëpunim të ngushtë mes dy palësh.

“Të nderuar kolegë dhe miq, sot ne rikthehemi këtu për një tjetër takim të rëndësishëm, një mbledhje e 2 Qeverive, në një kontekst tjetër, për sa i takon situatës në Europë. Lufta e Putin godet shkatërron dhe hap plagë dhe dëbon njerëz, në atë zonë por, nga ana tjetër është e provokuar pikërisht për të gjunjëzuar perëndimin dhe bashkësinë euro atlantike. Lufta në vendet tona nuk ka ardhur në bomba dhe as me shkatërrime fizike por, me çmime stratosferike. 

Krijimit të sa më shumë sinergjive të reja dhe adoptimit me një situatë ku ne të gjithë jemi shumë të vegjël për të qëndruar në kurriz me njëri-tjetrin, kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin. Sot dy vendet tona kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Në 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE me BP dhe ne do jemi aty së bashku me të gjitha dëshirat problemet dhe sfidat tona të cilat janë gjithmonë e më të njëjta me vendet e tjera të BE. Është koha për të projektuar të ardhmen”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *