Monika Lubonja është një personazhet më të dashur të estradën shqiptare. Ajo pëlqehet shumë, veçanërisht pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”. Kjo ka bërë që të ketë edhe shumë ndjekës në Instagram.
Së fundmi, aktorja i ka dhënë atyre mundësinë të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Mirëpo, pyetja që ka tërhequr më shumë vëmendje, ka qenë nga një ndjekës, i cili i ka shkruar: “Sa kohë ke pa bërë seks?” Ndërsa, Monika i është përgjigjur:
“Sipas kalendarit kinez apo gregorian e do? Që ta llogaris fiks e të të përgjigjem!”.
Kujtojmë që Lubonja ka preferuar që gjithmonë të jetë disi e rezervuar për jetën private. Ajo është nënë e një vajze dhe ish-bashkëshorti ndërroi jetë për shkak të Covid-19.