Pas ndarjes, Alfio Rrotani i jep “lamtumirën” motorit që i dhuroi Fatma Methasani

Pak ditë më parë, Alfio Rrotani konfirmoi thashethemet që qarkullonin prej kohësh se është ndarë nga Fatma Methasani. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai sqaroi se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej afro një viti por sipas tij, arsyeja e ndarjes nuk ishte tradhtia.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet”, shkroi Alfio.

Mirëpo, së fundmi, ai ka bërë një tjetër veprim që vulos raportin me nënën e djalit të tij. Alfio ka publikuar një fotografi të një motori duke shkruar “Bye Bye”. Siç shihet nga fotoja, bëhet fjalë për motorin që i ka dhuruar Fatma disa vite më parë. Asokohe, Alfio shkroi: “S’kam faj unë që të thërras ‘drita e syve t’mi’ … Të dua”!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *