Si të gjitha trendet e viteve ’90, xhinset e gjera janë rikthyer sërish në modë. Personazhet e famshëm i duan dhe i zgjedhin vazhdimisht. Pak ditë më parë, Kylie Jenner u fotografua në rrugët e Nju Jorkut me këtë stil pantallonash. Bella Hadid është gjithashtu një fanse e madhe e këtyre modeleve. Gigi Hadid, Dua Lipa dhe Hailey Bieber e kanë “përqafuar” këtë stil dhe duken mjaft bukur.
Si t’i vishni xhinset e gjera?
Në pamje të parë ato janë të rastësishme, por mund të duken më formale. Sekreti fshihet në pjesën tjetër të stilimit. Provoni t’i kombinoni me një xhaketë dhe këpucë me platformë të trashë. Për mbrëmje, mund t’i vishni me taka me majë dhe me një xhaketë prej lëkure.