Gjenocidi ndaj aborigjenëve: Gjenden eshtrat e 215 fëmijëve në një shkollë në Kanada

Në Kanada është zbuluar një varr masiv që përmban eshtrat e 215 fëmijëve në një ish shkollë rezidenciale e ngritur për të asimiluar popullsinë autoktone.

Fëmijët ishin studentë në ‘Shkollën Rezidenciale Kamloops Indian’ në British Columbia, e cila u mbyll në 1978. Zbulimi u njoftua të Enjten nga shefi i qytetit Tk’emlups te Secwepemc Kombi Parë.

Kujtojmë se specifikimi ‘Kombi Parë’ është krijuar për të zëvendësuar termin e vjetër ‘banda indiane’, dhe përcakton popullsinë autoktone të Kanadasë të sotme. Ato janë të shpërndara në të gjitha provincat e shtetit.

Tk'emlups te Secwepemc Kombi Parë
Tk’emlups te Secwepemc Kombi Parë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tregoi zemërthyer zbulimin, duke theksuar se ishte një “kujtim i dhimbshëm i atij kapitulli të turpshëm të historisë së vendit tonë”.

Sistemi shkollor i Kanadasë, i cili ndau me forcë fëmijët aborigjen nga familjet e tyre, përbënte “gjenocid kulturor”, një hetim gjashtë-vjeçar mbi sistemin tashmë të shkatërruar. Në të gjenden të dokumentuara abuzimet e tmerrshme fizike që ata përjetonin, përdhunime, kequshqyerjen dhe mizoritë e tjera. Këto shkolla të drejtuara zakonisht nga kishat e krishtere në emër të Otavës nga vitet 1840 deri në vitet 1990, u bënë strehë abuzimesh për një kohë të gjatë.

Më shumë se 4100 fëmijë humbën jetën ndërsa ndiqnin shkollën dhe eshtrat e 215 fëmijëve të varrosur në tokat e asaj që dikur ishte shkolla më e madhe e banimit në Kanada besohet se nuk janë të përfshirë në këtë listë.

Kombi i Parë po punon me specialistë të muzeut dhe zyrën e mjekut për të përcaktuar shkaqet dhe kohën e vdekjeve, të cilat nuk dihen aktualisht.

Rosanne Casimir, shefi i komunitetit në qytetin Kamloops të Kolumbisë Britanike, tha se gjetja paraprake përfaqësonte një humbje të pa mendueshme që nuk u dokumentua kurrë nga administratorët e shkollës. Shkollat rezidenciale të Kanadasë, ishin shkolla me konvikt të detyrueshëm të drejtuara nga qeveria dhe autoritetet fetare gjatë shekujve 19të dhe 20të, me qëllim për të asimiluar me forcë rininë autoktone.

Kamloops Indian Residential School ishte më e madhja në sistemin e banimit. Hapur nën administrimin katolik romak në 1890, shkolla kishte rreth 500 dhe u bë strehë abuzimesh për një kohë të gjatë.

Çfarë ishin shkollat ​​rezidenciale?

Nga rreth vitit 1863 deri në 1998, më shumë se 150,000 fëmijë autoktonë u morën nga familjet e tyre dhe u vendosën në këto shkolla. Fëmijëve nuk u lejohej të flisnin gjuhën e tyre ose të praktikonin kulturën e tyre dhe shumica u keqtrajtuan dhe u abuzuan.

Një komision i cili u mblodh në vitin 2008, për të dokumentuar ndikimin e këtij sistemi, zbuloi se një numër i madh i fëmijëve aborigjen nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre. Raporti historik i së ‘Vërtetës dhe Pajtimit’, i lëshuar në 2015, e përkufizoj si “gjenocid kulturor”. Deri më tani, janë identifikuar më shumë se 4100 fëmijë të vdekur ndërsa ndiqnin një shkollë rezidenciale.

Në vitin 2008, qeveria Kanadeze kërkoi falje zyrtarisht për sistemin.

Çfarë dimë për mbetjet?

Shefja e komunitetit të Tk’emlups te Secëepemc tha se mbetjet u gjetën me ndihmën e një radari i cili depërton në tokë gjatë një pune kërkimore në shkollë. “Me sa kemi njohuri vdekja e këtyre fëmijëve nuk është e domumentuar. Disa ishin në moshën 3-vjecare’, shprehet zonja Casimir. Fisi u shpreh se kishte arritur të kontaktonte komunitetet të cilët fëmijët e tyre kishin ndjekur shkollën. Presin të grumbullojnë më shumë informacion brenda muajit qershor.

/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *