Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në banesën e tij në Kukës. U mësua se viktima ishte zhdukur prej ditësh.
Policia thekson se një i afërm i viktimës ka kallëzuar sot në polici se kishte ditë që kishte humbur kontaktet me 50-vjeçarin me iniciale A.K.
Për pasojë, pas kallëzimit shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses shkuan në banesën e 50-vjeçarit, hapën derën me forcë, e cila ishte mbyllur nga brenda, ku gjetën të pajetë perosnin e zhdukur. Mësohet se viktima jetonte vetëm.
Njoftimi i policisë
Kukës/Informacion paraprak
Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.
Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K., kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.