Lajm i keq për Nigerinë dhe Napolin. Federata nigeriane ka njoftuar se sulmuesi, Victor Osimhen do të mungojë në miqësoren kundër Portugalisë për shkak të një dëmtimi.
Miqësorja do të zhvillohet më 17 nëntor në orën 19:45 në Lisbonë. Në vend të Osimhenit, përfaqësuesja ka thirrur sulmuesin e Cremonezes, Cyriel Dessers. Situata e lojtarit Victor Osimhen do të vlerësohet ditë pas dite dhe futbollisti do të jetë nën kujdesin e mjekëve këtë periudhë.