E papritur, ndryshon lista e Francës për Botërorin e Katarit, shkak bëhet një dëmtim

Të mërkurën e kaluar, Didier Deschamps shpalli listën e skuadrës për Francën për Kupën e Botës në Katar. Trajneri pranoi se kishte kohë deri këtë të hënë në orën 19:00 për ta mbyllur përfundimisht. Edhe pse në fillim kishte thirrur 25 lojtarë, ata do të jenë 26. Sipas L’Équipe, Marcus Thuram është thirrur në minutën e fundit për të kompletuar skuadrën. Sulmuesi i Borussia Mönchengladbach ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit. Me 13 gola dhe 4 asistime, Thuram është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në Bundesligë.

Këtë të premte, pa shkuar shumë larg, ai ishte vendimtar në fitoren 4-2 ndaj Borussia Dortmundit me një gol të jashtëzakonshëm. Ish-lojtari i Guingamp do t’i bashkohet “Gjelave” këtë të martë në Clairefontaine përpara se të udhëtojë për në Doha në orën 10:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Federata e Francës  sapo ka njoftuar largimin e mbrojtësit Presnel Kimpembe nga grumbullimi. “Rikuperimi është i pamjaftueshëm, Presnel Kimpembe nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. ???? ?????? do ta zëvendësojë”, ishte postimi në Twitter i Kombëtares.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *