Pëson defekt avioni i “Air Albania”, pasagjerët shqiptarë mbeten të bllokuar në aeroportin e Malpensës

Edhe pse duhet të ishin nisur në fluturim në orën 14:55, raportohet se disa pasagjerë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Malpensës në Milano. U mësua se shkaku lidhet me një defekt që avioni i tyre ka pësuar. Ndonëse fluturimi i tyre me një nga avionët e Kompanisë shqiptare ‘Air Albania’ duhet të ishte nisur në orën 14:55 nga Malpensa, për të mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë rreth orës 17:00, qytetarët vijojnë të presin.

Po ashtu u mësua se autoritetet nuk i japin asnjë sqarim. Ata pohuan se pasi bënë check-in ishin dërguar në avionin e linjës që kishin rezervuar, por nga ora 14:40 deri në 16:40 kishin qëndruar të bllokuar në mjetin e fluturimit, dhe më pas ishin njoftuar të zbrisnin prej aty pasi kishte ndodhur një defekt.

Po ashtu mësohet se pas rikthimit të tyre në aeroport, ata vijojnë të presin pa marrë asnjë sqarim se kur do të mundësohet fluturimi i tyre drejt Shqipërisë. Mes të tjerash pasagjerët raportuan se për të zgjidhur defektin në avion do të vinin teknikë nga Stambolli, ndërsa atyre iu duhet të presin për orë të tëra në aeroport.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *