Para se të tërhiqeshin nga Khersoni, ushtarët rusë u vodhën ukrainasve edhe rakunët, raporton Daily Mail.
Media britanike ka publikuar videon, në të cilën duket një ushtar rus në kopshtin Zoologjik të Khersonit teksa tenton të kapë rakunin.
Siç raporton Daily Mail, nga Kherson nuk u vodhën vetëm rakunë, 7 bë total por edhe dy ujqër, një lama dhe një gomar. Vjedhja e çuditshme e rakunit është vënë në dukje nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, krahas vjedhjeve shumë më të rënda të veprave të artit, dorëshkrimeve dhe antikiteteve.
Edhe eshtrat e princit Potemkin, i cili ishte varrosur në Kherson, u vodhën, gjithashtu edhe statujat e heroit të shekullit të 18-të.