Policia e Bulqizës ka arrestuar një 34-vjeçar për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ai mbante detyrën si teknik miniere në një subjekt minerar.
Policia ka vendosur gjithashtu të procedojë penalisht dy brigadierë për vdekjen e minatorit 35 vjeçar, Eldi Alla. I riu humbi jetën pasi e zuri poshtë masivi shkëmbor në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës në një minierë të Bulqizës.
Sipas policisë së Dibrës ata “nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën 35 vjeçari. 34 vjeçari i arrestuar me inicialet D.K, është banues në Bulqizë.
Të proceduar penalisht shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.