Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet se janë autorët e një përdhunimi.
U bë me dije se në pranga janë vënë Alvardo Agaraj , 21 vjeç, banues në Sedriano, i vëllai Xhentjan alias Xheku (23) dhe Alfiol Quku, 29 vjeç, nga Arconate të cilët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 23-vjeçare në Milano. Mbi Alvardo Agarajn rëndonte tashmë një akuzë pasi disa javë më parë dyshohet t’i ketë marrë jetën një marokeni pasi i ngacmoi të dashurën.
Ngjarja
E reja është me origjinë nga Haiti dhe gjithcka nisi në një klub nate, ku e reja kishte shkruar me shoqërinë.
Sipas asaj që është rikonstruktuar, dhuna ka ndodhur në dhomën e motelit mëngjesin e 3 majit, pasi tre të rinjtë ishin takuar me viktimën në një diskotekë. Në fund të mbrëmjes, kjo e fundit dyshohet se është larguar me një nga sulmuesit, duke rënë dakord për një “ performancë seksuale me pagesë ”.
Po ashtu ajo ka rrëfyer se në dhomën e hotelit ku ajo shkoi me Xhekun, përfunduan edhe dy të tjerët dhe në këtë mënyrë nisi abuzimi.