Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestën e opozitës, që u mbajt të shtunën që lam pas.
Ai tha se protesta është organizuar nga një “Non Grata” dhe një “spiun”, duke iu referuar kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të PL-së Ilir Meta. Sipas Ramës protesta bëhet për interesa të tyre dhe se atij nuk i intereson kjo gjë.
“Për sa i përket protestës. Për cilën protestë më flisni? Për çfarë qytetarë më flisni? Për një protestë partish, ku një “Non gratë” dhe një spiun mbledhin militantët e tyre dhe bëjnë më bojë kryeministrinë?
Mund ta bëjnë sa herë të duan, por kjo nuk ka lidhje me qytetarët, pasi është një protestë për të prishur dhe për të marrë.
As nuk e di sa ishim, apo parë sa ishin. Mund ta bëjnë sa herë që të duan, nuk më intereson fare, pasi është një protestë që organizohet nga Non Grata. Por më vjen keq për ata që shkojnë pas atyre që paguhen nnga të huajt për ti bërë keq këtij vendi”, tha Rama.