Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka mbërritur në vendin tonë, ku është pritur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Ashtu siç ishte përcaktuar, ceremonia shtetërore e pritjes u bë në Pallatin e Brigadave.
Po ashtu është parashikuar që të mbahet dhe një deklaratë për mediat.
Gjithashtu u bë me dije se Aliyev do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama.