“Ka komision më të vogël se bankat e nivelit të dytë”, Rama thirrje qytetarëve: Investoni në bono thesari

Kryeministri Edi Rama përmes një konference me ministren e Financave Delina Ibrahimaj, ftoi qytetarët që të investojnë në bono thesari dhe obligacione, pasi sipas tij rreziku nuk ekziston.

Rama tha se është një moment kompleks i ekonomisë në tërësi dhe se është moment i mirë për të investuar në tituj qeveritarë.

“Sot është një arsye pak e veçantë për këtë konferencë sepse është një moment në të cilin e kemi të nevojshme të informojmë përmes mediave publiku e gjerë lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye, pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohura dhe që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit dhe në obligacionet që janë faktikisht me risk zero. Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj në Shqipëri. Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të qytetarëve, por edhe një shenjë kuptimplotë që banka iu jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit, ose obligacionet që janë më afatgjata. Ky është subjekti i kësaj konference me ministren e Financave, e cila mund të bëjë një paraqitje më të detajuar lidhur me këtë operacion të Bankës së Shqipërisë, por edhe me këto mundësi tëkrijuara nga kjo situatë për qytetarët dhe çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël se sa ofrojnë bankat e nivelit të dytë natyrisht dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet e bankave, pastaj duke iu drejtuar BSH-së”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *