Southgate i qartë për lojtarët e tij në Katar: Nuk do të lejojmë partneret në hotel

Kombëtarja angleze ka ide shumë specifike për menaxhimin e marrëdhënieve me familjet e futbollistëve gjatë Kupës së Botës. Trajneri Gareth Southgate nuk do të lejojë partneret e lojtarëve të tij në hotel apo të takohen gjatë qëndrimit në Katar.

Sipas numrit një të stolit të kombëtares angleze, kjo edhe për shkak të rregullave që ka shteti ku do të luhet Botërori, ku një veprim mund të shpërqendronte lojtarët. Megjithatë, një pjesë e mirë e partnereve të futbollistëve anglezë do të jenë të pranishme në Katar.

Ato kanë prenotuar kohë më parë një kroçerë, e cila do të jetë e ankoruar në Doha. Bashkëshortet dhe të dashurat e yjeve të futbollit anglezë do të provojnë luksin e anijes luksoze, ku ndodhen 6 pishina, 14 xhakuzi me pamje nga oqeani dhe rrëshqitësen më të gjatë për tu hedhur në det.

Aty do të jenë Anna Modler, 24 vjeç, e dashura e Eric Dier, Rebecca Cooke, partnerja e Phil Foden, Fern Maguire, gruaja e Harry Maguire. Gjithashtu e dashura e Jack Grealish, Sasha Attëood, gruaja e Harry Kane, Katie Goodland dhe gruaja e Jordan Pickford.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *