Një aksident i pazakontë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Durrës, ku një automjet ka përfunduar në ambientet e një biznesi.
Burime bëjnë me dije se makina, në pronësi të një biznesi aty pranë drejtohej nga një grua pa patentë, e cila ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan pasi kaloi edhe trotuarin.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa policia po bën veprimet përkatëse.