“Shuhen” të gjitha konfliktet, për çfarë ranë dakord kësaj radhe Shakira dhe Pique?

Ylli muzikor Shakira dhe ish-partneri i saj Gerard Pique, tashmë kanë arritur në një tjetër marrëveshje së bashku. Dyshja kanë vendosur që të shesin rezidencën e tyre me vlerë 13.6 milion euro. Kjo dakordësi mes tyre erdhi pas marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve.

Mirëpo, Shakira po jeton ende në rezidencë së bashku me fëmijët. Banesa gjigante është disakatëshe dhe ka gjithashtu edhe një fushë tenisi si dhe një fushë të vogël për të luajtur futboll.

Në ndarjen e bujshme të Gerard Pique-s dhe Shakirës familjarët e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë të heshtur për një kohë të gjatë. Pas disa deklaratave të mamasë së këngëtares kolumbiane, radhën e kanë prindërit e ish-futbollistit. Këta të fundit kanë thyer heshtjen mbi ndarjen e djalit të tyre. Sipas tyre gjëja e vetme që Pique ka nevojë tani është paqe.

“Ai po largohet nga Barcelona tani sepse nuk dëshiron të largohet nga dera e pasme. Ai duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakira-n”, thanë prindërit e Piques, sipas “mamarazzi”, Lorena Vazquez.

Në ndryshim nga prindërit e Gerard-it, të cilët tingëllojnë më të ftohtë, më herët Nidia del Carmen Ripoll, mamaja e Shakirës ka folur me konsideratë të lartë për ish-dhëndrin e saj.

Teksa ndodhej jashtë spitalit “Teknon-Quiron” në Barcelonë, ku ndodhet i shtruar zoti William Mebarak, babai i këngëtares kolumbiane, ajo është shprehur se Gerard Pique i ka telefonuar disa herë për t’u interesuar për shëndetin e babait të Shakirës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *