Nostradamus: Mjeku, astrologu dhe profeti më i famshëm në histori

Imagjino të jesh aq të famshëm sa emri yt të përmendet në mbarë botën shekuj pas vdekjes, me një sërë mbështetësish që e kanë ndjekur punën tënde që nga shekulli i 16 – të.

Shumica e njerëzve do të ishin të lumtur me një karrierë gjatë jetës së tyre, por për Nostradamusin të qenit mjek nuk ishte mjaft sfiduese. Fama dhe pasuria trokitën në derën e tij kur u bë astronom, profet dhe poet.

Nostradamus – Mjek dhe astronom

Michel de Notresdames lindi më 14 ose 21 dhjetor 1503 në Saint Remy de Provence në jug të Francës. Prindërit e tij nga babai u konvertuan nga judaizmi në katolicizëm rreth vitit 1460 për të fshehur origjinën e tyre hebre.

Familja mori mbiemrin Notresdame që do të thotë Zoja për nder të Shenjtorit në ditën e të cilit u bë konvertimi. Michel ishte një student i talentuar, me aftësi të jashtëzakonshme matematikore dhe një dashuri të madhe për astrologjinë, raporton abcnews.al.

Gjyshërit e tij, Jean de Rémy dhe Pierre de Notresdame (të dy mjekë) i mësonin atij çdo ditë një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë letërsinë klasike, historinë, mjekësinë, astrologjinë dhe mjekësinë popullore bimore.

Në moshën 14-vjeçare, Michel u dërgua për të studiuar në qytetin e Avignon. Ai mësoi rreth mjekësisë filozofizë, gramatikës nga priftërinjtë katolikë, por në kohën e tij të lirë, ai studioi librat okulte dhe astrologjike.

Prindërit e tij u alarmuan nga mbrojtja e tij rndaj astrologut Koperniku (i cili ishte i pari që guxoi të përmendte idenë se Toka nuk ishte qendra e Universit); ata kishin frikë se kjo mund të tërhiqte shumë vëmendje ndaj tyre.

Ai e dinte se duhej të vepronte me kujdes kur merrej me okultizmin. Pas një viti, universiteti u mbyll për shkak të shpërthimit të murtajës. Në 1521 ai u zhvendos në një fshat pëe 8 vite, ku punoi si farmacist.

Gjatë udhëtimeve të tij nëpër Francë dhe Itali, Nostredamus filloi të njihej si një mjek që shëroi një numër të shumtë pacientësh. Më pas në 1529, ai u regjistrua në Universitetin e Montpellier për të përfunduar studimet e tij në mjekësi.

Nostradamus – Profet dhe poet

Pas kthimit të tij në Francë, pasi i mbijetoi murtajës, inkuizicionit dhe zemërimit të institucioneve mjekësore, ai u zhvendos në fshatin piktoresk të Salon de Provence, ku vazhdoi të trajtonte personat e infektuar e murtajë dhe filloi të fokusohej në praktikat e tij okulte.

Ai shkroi almanakun e tij të parë në 1550. Almanaku i tij u bë shumë i njohur, gjë që e inkurajoi atë të shkruante një të tillë çdo vit. Duke numëruar të gjithë almanakët e tij, ka të paktën 6338 profeci që ai shkroi gjatë kësaj periudhe, raporton abcnews.al.

Profecitë janë shkruar si vargje me rimë me katër rreshta në gjuhë të paqartë, poetike dhe shpesh të fshehtë dhe të koduar. Pas suksesit, Nostradamus vendosi të shkruante një libër në vitin 1555 të titulluar “Profecitë” . Libri fitoi shumë admirues në mesin e fisnikërisë franceze.

Catherine de Medici, gruaja e mbretit Henry II të Francës, ishte një nga fansat e tij më të mëdheja. Ajo e thirri atë në Paris për t’u bërë këshilltar dhe mjek i Henrit II.

Parashikimet e tij se burri i saj do të vritej dhe se ajo do të mbijetonte rezultuan të vërteta. Ishte kryesisht si rezultat i mbrojtjes së tij nga Catherine de Medici që Nostradamusit u lejua të ndiqte studimet e tij shkencore dhe ezoterike dhe të botonte profecitë e tij të tmerrshme dhe të sakta.

Ai parashikoi Revolucionin Francez, fuqizimin e Hitlerit, Hiroshima dhe Nagasaki, vrasjen e John F. Kennedy dhe shumë ngjarje të tjera botërore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *