Policia e Shtetit ka reagur në lidhje me procedimin penal të Resmi Nikës, i cili pak ditë më parë dhunoi një të moshuar në stacionin e autobuzit, në sytë e nipit të tij të vogël.
Policia thekson se pasi lajmit të publikuar në media, blutë organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar. Blutë e komisariatit nr.6 kanë proceduar penalisht Resmi Nikën ndërsa kane shpallur në kërkim një 31-vjeçar.
Priza.al zbuloi detaje të vëllezërve të dhunshëm në në linjën e “Tiranës së Re” dhe Vorës. Por familjarë të vëllezërve Nika ditën e sotme kanë fyer redaksinë tonë edhe pse fajtori për ngjarjen me të moshuarin ishin Resmi dhe Miri Nika. Të shpresojmë që drejtësia të flas për të larguar nga qarkullimi eksponent problematik.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.