Policia e Shtetit ka arrestuar nipin e deputeti të PS-së Rrahman Rraja, në një makinë të blinduar. Aksioni policor është zhvilluar në Qafe-Kashar. Deri më tani nuk dihet se për çfarë është ndaluar Ramazan Rraja..
Kujtojmë se Ramazan Rraja është një emër i lakuar nga policia, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.