Tabakut ngre 16 pyetje për projektin e Portit të Durrësit: Nga “zbulimi” i investitorit strategjik te Pasaportat e Arta

Gjatë diskutimit për Kontratën e Marina ‘Bay and Yacht’, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku argumentoi se e ndjek prej një viti këtë çështje dhe deri dje i është refuzuar dhënia e dokumenteve.

Demokratja parashtroi 16 pyetje për marrëveshjen e portit të Durrësit.

Tabaku iu drejtua përfaqësuesve të ministrisë duke argumentuar se ngrihen probleme në lidhje me MSA-në meqë kjo kontratë ka ardhur pa garë. Më tej zonja Tabaku ngriti pyetjen se si e zbuloi qeveria kompaninë në fjalë?!

Më tej ajo i kujtoi se vendosja e një garancie bankare është e rëndësishme dhe jetike për këtë proces. Tek inceneratorët, qeveria nuk kishte asnjë garanci bankare, vijoi ajo duke ngritur pyetjen “A do kete garanci bankare nëse nuk realizohet investimi? Citoj rastin e inceneratorëve?”

Tabaku ngriti më tej diskutimin në lidhje njohjen e statusit të investitorit strategjik duke evidentuar se ka ndryshuar nga 7 vite në 20 vite.

1.Pse projekti u dha pa garë? Ishte gjithë koha e mjaftueshme të hapej një garë ndërkombëtare? Neni 71 dhe 74 të MSA në mënyrë të qartë e detyron qeverinë shqiptare. A gjykoni se rrezikohet MSA?

2.Si është arritur konkluzioni që shteti shqitpar të marrë vetëm 2% të ardhurave të protit të jahteve?

3.A do kete garanci bankare nëse nuk realizohet investimi? Citoj rastin e inceneratorëve?
4. Cili do jetë radha e punimeve? Porti i Jahteve apo hotelet?

5.Si e njohu shteti si investitor strategjik? Duhet të kishte ardhur një kërkesë nga AIDA dhe të mblidhej Komiteti Investimeve Strategjike, pra procesi ka qenë anasjellas.

6.Në diskutimin fillestar për njohjen e statusit të inv strategjik, ishte në 7 vite më pas në 10 vite. Përse ndryshuan nga 7 në 20 vite? Pse ndryshoi mendim qeveria?

7.A ka pasur akuza për korrupsion për pronarin? A ka pasur ‘due diligence’ nga ana e qeverisë për pronarët përfitues?

8.Përse është gjetur kjo formë?

9.A do lejohet kompania përfituese Eagle Developments

10.A do lejohen kompani të tjera që të bëhen pronarë në këtë investim?

11.A i hap kjo rrugë skemës së pasaportave të arta që është debatuar gjatë kohët e fundit?

12.Qeveria ka përdorur dhe për portin e Karpenit e cila ka dështuar dhe nuk po zbatohet/ cilat janë masat që qeveria shqiptare të mos dështojë si në rastin e Portit të Karpenit.

13.Janë vendosur në dispozicion, sipas një informacioni 312 prona, janë zhvilluar konsultime me MFE, MB, MIE dhe Kadastra. Përse nuk është përfshirë Pushteti lookal? Përse nuk ka ndejtur 45 ditë ligji? Përse zgjodhi qeveria shqiptare Procedurën e Përshpejtuar sepse kishte kohë të operohej me proceudrë normale?

14.Sipas informacioneve që marrim nga media apo forma të tjera, kompania ka nisur shitjet përmes një real estate. Si ka mundësi që janë ngritur zyra për shitjen e pronave kur nuk ka asnjë kontratë sot për sot?

15.Si do të kryhet transferimi i portit të Durrësit? Sa mundësi ka që kompanitë mos ta hedhin kompanitë në Arbitrazh?

16.Në rastin e marrjes të kredive bankare dhe të gjetjes së likuiditeve të tjera është përcaktuar që mund të vendoset dhe si kolateral dhe prona (pra, toka). Në gjykimin tim është një praktikë që është ndjekur tek inceneratorët, ku kompania pa asnjë fond real ka vendosur kolateral asetet publike dhe ka siguruar kreditë bankare. Nëse ju thoni që kjo kompani vjen se ka kapital, aftësi financiare pse i keni dhënë këtë të drejtë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *