Prej disa muajsh tashmë, në mediat flitet për lidhjen e dashurisë mes moderatores Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genarit.
Së fundmi, Cindy është konkurente në “Dance Albania” dhe herë pas here ‘ngacmohet’ lidhur me raportin e saj. Mbrëmjen e djeshme, balerini Dion i solli kek në prova të përgatitur nga vjehrra e tij, ndërsa Ermal Mamaqi e pyeti moderatoren për Jozefina Topallin, nëse edhe ajo di të gatuajë po aq mirë kek.
“Nuk e di, nuk jap komente për këtë”, tha Cindy duke refuzuar të përgjigjet.