Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge, pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore.
Mediat belge raportojnë se bëhet fjalë për një 34-vjeçar dhe një 44-vjeçar.
Dy bashkatdhetarët u kapën në plazhin e De Panne në fund të muajit tetor, mdërkohë që ndodhen ende në paraburgim.
Sipas autoriteteve belge 2 shqiptarët kishin qëllim të lundronin nga Mbretëria e Bashkuar në bregdetin belg me gomone, më të cilën do të transportonin dymbëdhjetë emigrantë.
Sakaq, shqiptarët kanë mohuar akuzat para drejtësisë belge, duke pretenduar se ishin në gomone për të peshkuar. Çështja e tyre pritet të çohet në Gjykatë në ditët në vijim.