Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë numër 7 në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar, deri në triumfin e opozitës. Më tej ai shtoi se ndryshimi do të niste nga Tirana.
“Kënaqësi të falenderoja sot ekipin drejtues të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr. 7 të kryeqytetit për angazhimin e tyre të vendosur për kauzat që mbron Partia e Lirisë dhe aksionin tonë opozitar i cili do të përshkallëzohet deri në triumfin e padiskutueshëm të opozitës. Ndryshimi nis nga Tirana për Shqipërinë që u përket të rinjve”, shkruan Meta.