Granit Xhaka protagonist absolut tek Arsenali, mesfushori shqiptar vlerësohet për të dytin muaj radhazi

Granit Xhaka sa vjen e kthehet në një futbollist me peshë tek Arsenali. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane është vlerësuar si lojtari i muajit tetor te “Topçinjtë”, çmim që jepet nga tifozët.

“Graniti ishte një lojtar yll gjatë gjithë tetorit, duke luajtur në të nëntë ndeshjet tona dhe duke shënuar tre herë gjatë rrugës, duke përfshirë golin përfundimtar në derbin e Londrës Veriore kundër Totenhemit, si dhe duke shënuar në ndeshjet kundër PSV Eindhoven dhe Sauthemptonit”, shkruan klubi.

Ky është muaji i dytë radhazi që Xhaka vlerësohet si lojtari më i mirë i Arsenalit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *