Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhura në Tiranë, ku një drejtuese e një automjeti, ka përplasur një të moshuar dhe më pas e ka dalë nga mjeti që po drejtonte dhe e ka dhunuar personin që aksidentoi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila ka bërë shoqërimin e 46-vjeçares. Po ashtu blutë theksojnë se u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos gjobë.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetasen B. R., 46 vjeçe.
Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.