Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Spitali i ri Infektiv, i cili do të jetë qendër ekselence.
Punimet për rindërtimin dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv nisën në pranverë. Investimi vjen në kuadër të planit të qeverisë për përballimin e emergjencave shëndetësore, me fuqizimin e kapaciteteve në sistemin spitalor si dhe planin e masave 2021-2022 për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.
Me një vlerë investimi prej 5.6 milion euro, spitali ka të gjitha pajisjet e nevojshme të fjalës së fundit të teknologjisë si dhe gjithë rrjetin e monitorimit të aktivitetit të spitalit si dhe rrjetin e të dhënave për monitorimin e pacientëve në kohë reale.
Spitali i ri Infektiv do të jetë i pajisur edhe me auditor dhe salla leksioni për studentët e mjekësisë.