Tashmë janë publikuar edhe nominimet për “Grammy Awards 2023”. Mësohet se këngëtarja Bebe Rexha është nominuar konkretisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta-n.
Mirëpo, ajo nuk ka mbajtur dot gëzimin. Bebe ka postuar një video ku shfaqet e lumtur dhe hidhet përpjetë nga gëzimi kur merr vesh lajmin e mirë për të.
“Le të shkojmë” thotë ajo në video.
Bebe Rexha është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar por por jo vetëm. Shpeshherë ajo kritikohet për peshën e saj trupore ku përballet me ‘lum’ komentesh në rrjete sociale.
Mirëpo, ajo ka zbuluar së fundmi edhe problemin shëndetësor që ka. Artistja me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS. Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.
Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë. Më herët, këngëtarja ka folur për peshën e saj trupore.