Ermal Fejzullahu rrëfen betejën e vështirë me ankthin

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, në gati 20 vite karrierë i ka dhuruar publikut shqiptar një sërë hitesh, që edhe sot këndohen me zë të lartë. Si rrallëherë, së fundmi ai ka realizuar një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer disa momente të rëndësishme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Një artist me kaq shumë vite karrierë mbi supe, me siguri ka hasur edhe vështirësi të shumta gjatë rrugëtimit të tij. Teksa po tregonte pikërisht mbi momentet sfiduese, ai rrëfeu edhe luftën me ankthin.

Ndonëse tashmë ajo situatë e vështirë ka kaluar dhe ai është në gjendje t’i menaxhojë emocionet e tij, Ermali nuk e pati fare problem të pranonte se në fillim i është nevojitur ndihma e psikologut.

“Nuk është e lehtë asgjë. Njerëzit shohin këtë ditë ku je, por askush nuk i llogarit këto 19 vite sa vështirësi ka pasur që të arrish të jesh një artist i rregullt dhe me pas peshë në punën që bën. Ka pasur momente shumë të vështira, po unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi. “Çrregullim paniku”, ma kanë konstatuar më pas.

Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njërzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma,”-është shprehur këngëtari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *